Kategoria Superiore/ Skenderbeu turperon Vllaznin ne “Loro Borici” | ||||
|
Skëndërbeu nisi me sukses misionin e tij të mbrojtjes së titullit kampion, ndërsa fitoi në ndeshjen hapëse të Superligës në Shkodër, përballë Vllaznisë vendase. Në formë të mrekullueshme, kroati Pero Pejiç realizoi një trigolësh, që tregoi se kuqeblutë duhet të bëjnë ende shumë për të formuar një ekip të aftë për të rivalizuar titullin kampion, ashtu siç shpresohet në qytetin sportdashës. Në minutën e 19-të Pejiç shfrytëzon pasimin e Lilajt dhe me qetësi shënon golin e parë në kampionatin e 74-ter. Vendasit patën kontestimet e tyre për golin e kroatit, për pozicion të parregullt. Goli i Pejiçit i dha qetësinë e duhur korçarëve, ndërsa shkodranët çorientohen, kryesisht në mbrojtje dhe në minutën e 34-ter, Pejiç sërish e gjen të papërgatitur Vllazninë dhe shënon golin e dytë, 0-2 mbaron pjesa e parë. E dyta nis akoma më bukur për korçarët, ku sërish Pero Pejiç shënon që në minutën e dytë 0-3. Ndonëse në një disavantazh të thellë shkodranët mundohen të rikuperojnë, por pa arritur që të ndryshojnë situatat. Në minutën e 77-të, Smajli shënon golin nderit për Vllazninë. Në këtë pjesë të dytë shkodranët pretendojnë edhe për një 11-metërsh të pa dhënë. Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, T.Osmani, E.Beqiri, Begaj (Shtubina 70′), Nallbani, Dragoi, Deliç (Semina 53′), Hajdari (Belisha 81′), Hysa, Rexha Trajner: Shpetim Duro Skenderbeu: Shehi, Gvozdenovic, Bici, Radas, Arapi, S.Lilaj, Orelesi, Kerçiku (Çaushaj 91′), Dimo (Vrapi 63′), Pejiç, Plaku (Kuli 84′) Trajner: Mirel Josa Golat: Smajli 77′ / Pejiç 19′, 34′, 47′ Gjyqtar: Laver Alla, Denis Koreshi (Lushnje), Denis Rexha (Tiranë) Kartonë të verdhë: T.Osmani , Belisha , Rexha / Kerçiku Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3468 |