Me ndeshjen Vllaznia-Skenderbeu që do të luhet ditën e premte në ora 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” starton kampionati i 74-ter, kombëtar i futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur qytetin e Shkodrës për të zhvilluar edhe ceremoninë kryesore të hapjes së kampionatit.
Burime zyrtare nga Klubi i Futbollit Vllaznia bënë të ditur se të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë drejtuesit më të lartë të FSHF-se, përfaqësues nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve etj. Mesohet gjithashtu se pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe nderimi që klubi i futbollit Vllaznia ka planifikuar për largimin nga fusha e lojës së futbollistit Vioresin Sinani. Pas një karriere të pasur si kapiten i Vllaznisë, sulmuesi Sinani figuron si golashënuesi më i mifrë në të gjithë historinë e futbollit shkodran në vite. Pas ceremonise ai do të ulet në pankinën e Vllaznisë, ku i është besuar posti i zëvendëstrajnerit, përkrah teknikut të parë, tiranasit Shpëtim Duro.
Ndeshja Vllaznia-Skenderbeu është e vetmja që zhvillohet diten e premte, ndërkohë që takimet e tjera të javës së parë të kampionatit luhen të shtunën dhe të dielën.
|