Zyrtare/ Igli Allmuca lojtar i Kukesit | ||||
|
Mesfushori Igli Allmuca eshte larguar nga ekipi i Skenderbeut dhe ka nenshkruar nje kontrate nje vjecare me ekipin debutues ne Kategorine Superiore, Kukesin. Kjo ishte goditja tjeter cilesore nga drejtuesit e ekipit kuksian te cilet duan ti dhurojn qytetit te tyre nje tjeter emocion cka do te ndikonte dhe ne jeten e ketij qyteti te vogel duke e gjalleruar me shume. Drejtuesit kane deklaruar se perforcimet do te vazhdojne ende dhe qendrimi ne Superiore nuk do te diskutohet. Mesfushori 32-vjecar eshte treguar entuziast per ekipin e tij te ri si dhe per tifozerine e re, por ai nuk ka harruar te falenderoj dhe tifozet korcar. “Dua te falenderoj te gjith tifozat e Skenderbeut per mbeshtetjen gjate gjith sezonit. Kam kaluar 1-vit te mrekullueshem ne Korce fale nje presidence shume korrekte,dhe nje grupi futbollistesh te shkelqyer dhe nje tifozerie model. I uroj Skenderbeut shume suksese ne sezonin e ri”, ka perfunduar deklaraten e tij Igli Allmuca. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3647 |