Champions League/ Deklaratat e trajnerëve Levi e Kondash | ||||
|
Sfida në Champions League ku Skënderbeu mposhti 1-0 hungarezët e Debreçenit, e madje mund të kishte shënuar edhe më tepër gola, ishte një fitore e trajneri Stanislav Levi përballë të gjithë opinionit. Pavarësisht lojës shumë të mirë dhe fitores, drejtuesi i stolit korçar e ka një peng rastet e shumta të shpërdoruara nga futbollistët e tij. “Nuk besoj se askush mund të dyshojë që kjo ishte një fitore e merituar, pasi e interpretuam shumë mirë lojën. Gjithsesi, mund të them se jam paksa i zhgënjyer nga mundësitë që nuk arritëm të finalizonim. Ishim shumë mirë të përgatitur në aspektin fizik dhe atë psikologjik dhe futbollistët meritojnë notën 10. Tashmë duhet të kemi kujdes për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë të marrim një rezultat që do të na japë kuliaifkimin”, vlerësoi ai. Në anën tjetër, trajneri i Debreçenit, Elemer Kondash konfirmoi se lojtarët e tij u ndikuan nga emocionet gjatë ndeshjes, por beson se përmbysja është e mundshme në takimin e kthimit. “Lojtarët kishin shumë emocione dhe kjo ndikoi në lojën tonë. Kjo ndeshje rezultoi po aq e fortë sa e kishim parashikuar. Tani duhet të mendojmë për takimin e kthimit, ku me lojtarët që do të kthehen në dispozicion të skuadrës jam i bindur se rezultati do të jetë në favorin tonë”, deklaroi Kondash. Ndeshja e kthimit ndërmjet Skënderbeut dhe Debreçenit në turin e dytë kualifikues të Champions League do të luhet të martën e ardhshme, më 24 korrik, në orën 20:00. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3569 |