Merkato/ Te gjithe duan Pero Pejic-in | ||||
|
Klubet pretendente në Superligës kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit Pero Pejiç. Kroati është shndërruar në “xholin” e merkatos së verës në Shqipëri, ndërsa interesimi është mjaft i madh. Vetëm pak orë pasi Pejiç deklaroi se nuk pranonte kushtet e Flamurtarit për rinovimin e konatrës, duke vulosur “divorcin” nga vlonjatët, klubet e tjera kryesore në vend kanë nisur konkurrencën për ta bindur lojtarin. Tirana mendohet të jetë në “pole” për sulmuesin 29-vjeçar. Pejiç ka lënë kujtime shumë të mira te bardheblutë, ku në sezonin 2010-2011 ka shënuar 14 gola. Ai cilësohet si pasardhësi ideal i Bekim Balës, që pritet të trasferohet te çekët e Spartës së Pragës. Por, më mbrapa nuk mbetet Vllaznia. Pas merkatos mjaft të bujshme, shkodranët presin edhe dy përforëcime, njëri prej të cilëve pretendohet të jetë një emër “big”. Ai pritet të jetë pikërisht Pejiç, i preferuar nga trajneri Shpëtim Duro. Tashmë lojtari pret të zhvillojë biseda konkrete me kuqeblutë. Por, në garën për kroatin është edhe Skënderbeu. Pavarësisht se kanë Xhafajn, Plakun, Dimon e Kulin, në Korçë po mendojnë seriozisht edhe për Pejiç. Kjo për faktin se pas ndeshjeve kualifikuese në Champions League, drejtuesit e klubit në bashkëpunim me trajnerin Levi do të vendosin se cilët lojtarë do të qëndrojë në skuadër dhe cilët do të largohen për ti hapur vend përforcimeve për sezonin e ardhshëm. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3544 |