Skenderbeu/ Skuadrat optimiste për fitore | ||||
|
Pas përgatitjeve të gjata, tashmë është radha e Skënderbeut për të zbritur në fushë në kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë luajnë sot në orën 20:30 në Korçë, në ndeshjen e parë kualifikuese të turit të dytë të Champions League kundër Debreçenit. Trajneri Stanislav Levi mbetet optimist për sfidën me hungarezët, pavarësisht kualitetit të kundërshtarëve dhe eksperiencës së tyre më të madhe në takimet ndërkombëtare. Interesimi për ndeshjen kundër kampionëve të Hungarisë ka qenë mjaft i madh dhe stadiumi “Skënderbeu” pritet të jetë i mundur me kapacitet të plotë. Këtë e ka të qartë edhe tekniku i Debreçenit, Elemer Kondash. Gjithsesi, Kondash ka theksuar se beson te kualifikimi dhe se ekipi i tij do të provojë ta sigurojë kalimin e turit që prej përballjes së parë. Pavarësisht tre mungesave, në letër Debreçeni është më i favorizuar, me bastet që e kuotojnë fitoren e hungarezëve me koeficientin 1,7. Triumfi i Skënderbeut është 4,5, ndërsa barazimi 3,4. Takimi Skënderbeu-Debreçeni do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh bullgarë, me kryesor Nikolai Jordanov. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3105 |