Tirana/ Rubio ben prapa kthehu | ||||
|
Gazetari Huan Carrizo e hapi shkrimin e tij me një titull shume aktual ne futbollin shqiptar, “Ne Shqipëri trajnerët zgjasin tre çerek ore”. Kjo nuk përben lajm pasi dihet si është realiteti i trajnerëve ne Shqipëri. Por Rubio ka nxituar te mbuloje atë qe ka thëne ne fakt (diçka qe nuk është pëlqyer ne Federatën Shqiptare te Futbollit). Ja çfarë citon Rubio ne intervistën e tij. “Gjeja e pare qe bëme ne gusht ishte triumfi ne superkupe. Ne bëme një kampionat shume te mire ne superlige ne renditje mes vendit te pare dhe te dyte ku ne fund u parakaluam nga Skënderbeu, skuadër ku një nga pronaret është dhe presidenti i federatës shqiptare te futbollit dhe përfunduam te tretet. Pavarësisht kësaj ne kupe ku nuk humben asnjë ndeshje, u ndeshem me ta dhe i mundem ashtu siç ishim luftarake edhe ne kampionat”. Hulian Sanchez Rubio mund te shfajësohet shume se këto janë gjera te pathëna dhe mund te akuzoje pa fund median por një gjë është fakt i pamohueshëm gazetari qe ka bere shkrimin është spanjoll, nuk e njeh futbollin shqiptar, federatën shqiptare dhe as presidentin e saj dhe nuk mund te shpike nga vetja se Armand Duka ka lidhje me Skënderbeun. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3766 |