Europa League/ Fc Honved Budapest-Flamurtari 2-0 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 13 Korrik 2012 20:23 |  |  |  | |
Eliminohet edhe Flamurtari, i cili pasi ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi 0-1, në kthim është mundur me rezultatin 2-0 nga Budapest Honvedi. Pjesa e parë mes hungarezëve dhe kuqezinjve ka qenë shumë luftarake, me raste në të dyja portat. Vlonjatët i janë afruar disa herë portës kundërshtare, të cilën e kanë rrezikuar me anë të Sozës, Memellit, Veliut e Lenës. Madje ky i fundit ka pasur rastin më të pastër, por nuk ka mundur ta kalojë topin në rrjetë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, vendasit kanë gjetur golin e avantazhit me Vernes.
Me rifillimin e pjesës së dytë, Honved gjen edhe golin e dytë me Chami (57’). Në minutat në vazhdim përpjekjet e Flamurtarit nuk kanë munguar, por ai që ka munguar ka qenë goli. Me humbjen 2-0 Flamurtari ka qenë i detyruar të kthehet në shtëpi i eliminuar, ndërsa ndaj Anzhit të Eto’o-së do të luajë Honved më 19-korrik.
 |