Pasi ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Skënderbeut edhe për sezonin e ardhshëm, portieri i Kombëtares shqiptare, Orges Shehi shfaqet mjaft i qetë përpara aventurës në Champions League.
Kampionët e Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Stanislav Levi do të luajnë në turin e dytë kualifikues të aktivitetit më prestigjioz për klube kundër hungarezëve të Debrecenit. Këta janë një kundërshtar mjaft i vështirë, që në dekadën e fundit kanë dominuar futbollin në Hungari, por Shehi shfaqet optimist për shanset e skuadrës.
Përsa i takon ndeshjes së parë, më 17-korrik në Korçë, Shehi kërkon nga skuadra arritjen e një rezultati pozitiv, por beson se ai takim nuk është përcaktues, pasi fituesi i duelit del pas 180-minutave.
Sfida e parë në Korçë do të luhet në orën 20:30, ndërsa ajo do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh bullgarë, me kryesor 37-vjeçarin Nikolai Jordanov.
|