Europa League/ Tirana barazon, kualifikohet per ne turin e dyte | ||||
|
Bardheblut kualifikohet per në turin e dytë të Europa League. Skuadra kryeqytetase është mjaftuar me barazimin 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Grevenmaker dhe ruan traditën si skuadra shqiptare me ecurinë më të mirë në kupat e Europës. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Hulian Rubio ka vuajtur në sfidën e dytë të turit të parë kualifikues në Luksemburg, megjithatë ka regjistruar rezultatin e dytë pozitiv në po kaq ndeshje dhe vazhdon aventurën në këtë edicion të Ligës së Europës, që është aktiviteti i dytë për nga rëndësia për klube në kontinent. Me një skuadër të përqendruar më tepër në fazën mbrojtëse, e ku mungesave të Sinës e Dushkut i është shtuar ajo e Klodian Duros, Tirana ka vuajtur presionin e Grevenmaker që prej minutave të para. Madje, ekipi modest mund të kishte shënuar prej minutës së katërt, por për fatin e bardhebluve topi është frenuar nga shtylla. Gjithsesi me kalimin e minutave, Tirana ka ritur nivelin e lojës dhe në të 39-tën mund të kishte shënuar me Bekim Balën që shpërdoroi pas harkimit të Ahmatajt. Rastet e bardhebluve kanë vazhduar edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Balën e Karabecin, ndërsa shansi i fundit për shënim i ndeshjes i takoi ekipit nga Luksemburgu, në të 87-tën, me Luadj që nuk shënjestroi portën. 24-herë kampinët e Shqipërisë e mbyllën takimin në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të Pishës në të 89-tën, i ndëshkuar me dy të verdhë, ndërsa barazimi 0-0 mund të cilësohet i kënaqshëm. Duke parë statistikat, që tregonin se Grevenmaker tentoi 17-herë drejt portës, ndërsa Tirana vetëm tetë. Gjithsesi, kryeqytetasit vazhdojnë aventurën me rezultatin e përgjithshëm 2-0, duke regjistruar kualifikimin e 11-të në histori të një turi të kupave të Europës. Në turin e dytë të Europa League, Tirana do të luajë me norvegjezët e Alesund. Ndeshja e parë do të luhet në “Qemal Stafa” më 19-korrik, ndërsa takimi i kthimit në datën 26-korrik. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3781 |