Trajneri spanjoll i Tiranës, Rubio Sanchez ka theksuar se ndeshja kundër ekipt të Grevenmasher do të jetë e vështirë pavarësisht moseksperiencës së këtyre të fundit në Kupat e Europës.
“Është një skuadër që ka në gjirin e saj, lojtarë portugezë, gjermanë, italianë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ka shifra të mira dhe pozitive, sidomos në ndeshjet në transfertë. Me një numër të madh golash dhe gjuajtjesh në portë. Mendoj që mund të fitojmë ose edhe mund të barazojmë, por nuk e parashikoj dot përpara se të luaj”, tha Rubio.
Tekniku spanjoll ka vlerësuar blerjet e reja të skuadrës së Tiranës ndërkohë që në fund shton se muajt e kaluar në Shqipëri e kanë bërë atë të ndihet pak shqiptar.
“Antonio Pashaj është një lojtar mbrojtës që mund të aktivizohet në disa pozicione. Mucollari është një lojtar që mund të na japë rregull dhe personalitet. Ka mbërritur edhe Cota i cili në sezonin e shkuar luajti mjaft mirë me Teutën. Shqipëria po më jep punë dhe para. Më bën të ndihem si shqiptar”, mbylli Rubio.
|