Europa League/ Tirana perball modesteve te Grevenmacher | ||||
|
Në turin paraeleminator të Europa League, Flamurtari i Vlorë do të ndeshet me hungarezët e Budapest Honved skuadër kjo që e mbylli sezonin në vendin e katërt në kampinatin vendas. Dy sezone më parë hungarezët i dhanë fund aventurës europiane në raundin e tretë paraeleminator aty ku u mundën nga turqit e Fenerbahces. Shorti i vështirë mund të quhet edhe për Teutën, nënkampionen e Shqipërisë e cila do të ndeshet me gjeorgjianët e Metalurgi Rustavi, skuadër kjo që sezonin e kaluar arriti deri në turin e tretë paraeleminatore të Europa League. Ndeshjet e para të skuadrave tona në Europa League do të luhen në Shqipëri në 5 korrik. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3384 |