Ne fokus/ Klubet mblidhen per te biseduar mbi strukturen e kampionatit | ||||
|
Përfaqësuesit e 10 klubeve te superliges jane takuar për here te pare me zyrtaret e Federatës Shqiptare te Futbollit për te diskutuar lidhur me një ndryshim te mundeshem te strukturës se kampionatit për sezonin 2013-14. Ne takimin ku merrnin pjese zv.presidenti i FSHF, Bujar Kasmi, dhe sekretari Eduard Prodani, u kërkua ndryshimi i strukturës se superliges pas dy sezonesh nga 14 ne 10 skuadra. Argumenti i përfaqësuesve te këtyre klubeve ishte se, me reduktimin e ekipeve dhe te ardhurat nga e drejta televizive do te jene me te mëdha ndërsa numri i vogël i skuadrave rrit cilësinë e garës. Ndërkohë ne këtë takim mungoni përfaqësuesit e katër klubeve i Kukesit, Kastriotit, Skenderbeu, dhe Laçit ndërsa jo te gjithë kane qene ne një mendje ku zyrtaret e Luftëtarit te Gjirokastrës dhe Tomorit te Beratit janë shprehur kundër një iniciative te tille. Pas 5 sezonesh skema e kampionatit kishte ndryshuar vetëm një vit me pare me rritjen e numrit nga 12 ne 14 ekipe. Kampionati me 10 skuadra nuk është i panjohur për futbollin shqiptar ku është përdorur për tre sezone 2003-04 2004 -05 dhe 2005-06 ne një sistem me 4 faza. Pas viteve 90 skema e superliges është ndërruar te paktën 10 here ku rekordin e numrit pjesëmarrëse e patën vitet 96 -98 me 18 skuadra. Tashme do te jete komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare i cili do te mblidhet ditën e marte qe do te vendose ne lidhje me një ndryshim te mundshëm te strukturës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3010 |