Kategoria Superiore/ Kamza-Kastrioti 1-1 | ||||
|
Kamza-Kastrioti 1-1 Fillimisht në minutën e 8-të është futbollisti i Kamzës, Enri Tafaj që jep shkëndijën e parë drejt portës krutaneqë me një gjuajtje nga larg ka dërguar topin ngjitur me shtyllën pingule në të majtë të sulmit të skuadrës së tij. ndërsa tre minuta më pas do të jetë Pahsaj i krutanëve që provon me një gjuajtje nga 30-metra, por topi i tij nuk kishte fatin të prekte rrjetën, pasi portieri Bytyçi është i gatshëm dhe pret. Në të 14-tën, është Capa që ka dhënë një asis për Malindin dhe ky brenda zonës, gjuan mjaft bukur e topi i tij kalon mbi traversë. Në të 23-tën, minutë do të jetë Alikaj me një gjuajtje nga 25-metra, por topi i tij devijohet nga F. Tafaj, në korner. Rasti i fundit për këtë pjesë loje do të jetë në të 38-tën, për krutanët, kur Ikango që është futur në zonë dhe vihet përballë portierit Bytyçi, ka gjuajtur dhe ky i fundit me këmbë ka nxjerrë në korne. Pjesa e dytë: Fraksioni i dytë ka qënë disi më i bukur për nga rastet dhe golat e shënuara. Trajneri krutan Andrea Marko ka hedhur në fushë sulmuesin Sefa, në vend të Malakarnes i cili ka bërë një paraqitje të dobët, duke mos qënë në formën e tij të zakonshme. Të parët që do të rrezikojnë përsëri do të jenë vendasit me anë të E.Tafajt, që ka pasuar tek Mehmeti e ky ka dhënë një top të bukur tek Malindi që gjuan por jo i saktë. Topi ka kaluar mbi trversë. Një minutë më pas janë përgjigjur krutanët, me anë të Ikangos që ka gjuajtur shumë keq një top të marrë nga Agolli, që mund të themi se ka qënë një nga lojtarët më të lëvizshëm në mesfushën krutane. Pas dy minutash do të jetë Malindi që me kokë ka kaluar një top mbi traversë. Presioni i kamzalinjve që ka vazhduar në 15-minutat e para të pjesë së dytë më në fund është konkretizuar me gol. Në minutën e 60-të, kur Malindi merr një top në afërsi të zonës krutane pason tek Karapici, ky pasi ka marrë topin duke qënë i lirë përqëndrohet dhe vihet ballë për ballë me portierin Halili, gjuan dhe topi kalon në trekëndëshin e djathtë të portës së tij duker tundur rrjetën. 1-0 për Kamzën. Pas këtij goli më kërkues tregohen krutanët, të cilët kanë një mori rastesh për shënim. Në fillim janë Sekseri dhe Grisha e më pas Alikaj, të cilët tregohen të pakujdeshëm në konkludimin e rasteve të krijuara në portën vendase. Derisa në minutën e 76` - të, do të vijë dhe goli i barazimit. Sekseri ka marrë një top nga mbrojtja e tij në mes fushë, përparon drejt portës dhe në afërsi të zonës gjuan e topi i tij prek traversën, në të njëjtën kohë është hedhur edhe portieri Bytyçi, por topi është rikthyer pingul me tokën e aty pranë ndodhet i futuri në pjesën e dytë Sefa që me portën bosh pasi Bytyçi akoma është i shtrirë përdhe, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë. 1-1. Edhe pas golit sulmet krutane kanë vijuar me inkursione të vazhdueshme të Ikangos, Sekserit, Agollit dhe Sefës të cilët kanë qënë në një ditë të mirë. Ndërsa minutat e fundit nga e 86-ta e deri sa përfundon ndeshja u përkasin kamzalinjve të cilët janë kujtuar me tepër vonesë për shënimin e golit të fitores, ku koha nuk i ka premtuar atyre për të fituar ndeshjen, megjithë 4-5 raste të pastra shënimi, ku vlen të përmendet depërtimi i E. Tafaj që futet në zonën krutane, gjuan grushton portieri e topi përsëri shkon te E. Tafaj. Këtë radhë ka nxjerr të vetëm me portën bosh Tepshin e ky nuk di të shënojë. Tre minutat shtesë kanë qënë një presion i madh i vendasve, me anë të Karapicit, Tepshit, Malindit të cilët nuk mundën të realizonin ëndrën e fitores për meritë kjo e mbrojtjes krutane e cila ka qënë gardh në mbrojtje të rezultatit duke marrë një pikë në fushën e Kamzës. Kështu është mbyllur ky takim që me barazimin e marrë, skuadra e Kamzë përfundimisht është në Play-Out. Ajo në ndeshjen e fundit do të luajë me Tiranën. Interesi i saj në këtë ndeshje do të jetë për parë skuadrën e kategorisë së parë që mund ti bjerë në ndeshjen e mbijetesës për në superiore, ndërsa krutanët janë të qetë, pasi ato ndodhen në një zonë pa pretendime. Shënues: 60` Karapici / 76` Sefa Kamza: Bytyçi, F. Tafaj, Hallçi, Cvetanovski, E. Tafaj, Belçev, Capa, Malindi, Tepshi, Karapici, Mehmeti (82` Biba) Trajner: Mauro De Vekis Kastrioti: Halili, Caca, Denjakoviç (68` Grisha), Pashaj, Hoxha, Malakarne (46` Sefa), Xhihani (74` Pengili), Agolli, Sekseri, Alikaj, Ikango Trajner: Andrea Marko Gjyqtarët : Emiljano Sina (Fieri) (Kryesor); Asistent i parë: Alfred lamçe (Patos); Asistent i dytë: Ilia Tartari (Fier); I katërt: Armando Kamberaj (Patos); Vëzhgues: Hiqmet Kuka (Tiranë); I deleguar: Hito Hitaj (Tiranë) FC Kamza Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3528 |