Kategoria Superiore/ Vllaznia ndal Tiranen, kampionet ngjiten ne krye | ||||
|
Bardheblute edhe pse kërkuan me ngulm golin nuk arritën te zhbllokonin shifrat përballe shkodraneve , në një ndeshje spektakolare dhe të mbushur me emocione duke u detyruar te lëne kreun. Ne takimin tjetër Kastrioti iu rikthye vendin te katërt duke fituar me Bylisn me rezultatin 4-2. Krutanet te cilët e panë veten ne disavantazh te dy golave deri ne minutën e 38-te, arritën te përmbysin duke dale te pamposhtur nga fusha e tyre. Fillimisht Cvetkovic ngushtoi diferencën ne minutën e 45-te, për te ardhur edhe tre gola te tjerë ne pjesën e dyte me Inkango dygolesh dhe Alikaj. Pas javës se 30-te, tashme kryeson Skënderbeu ne kuotën e 41-pikëve i ndjekur nga Tirana me një pike me pak. Tabelën e renditjes e mbyllin Pogradeci, Apolonia dhe Dinamo. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3370 |