Skenderbeu/ Renato Arapi dëmtohet në stërvitjen e pare | ||||
|
Seanca e parë stërvitore nuk ka shkuar si duhet për mbrojtësin e Skënderbeut, Renato Arapi. Lojtari durrsak është detyruar ta lerë para kohe stërvitjen, për shkak të një dëmtimi. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por gjithsesi dje stafi mjekësor e ka këshilluar atë që të mos e vazhdonte stërvitjen. Në kushtet kur moti është i keq dhe terrenet janë forcuar, lojtarët rrezikojnë të dëmtohen. Vazhdimi i përgatitjeve në një vend me klimë më të mirë, siç është Turqia, i shkon përshtat Skënderbeut në këtë periudhë. Aktualisht në qytetin e Korçës asnjë terren nuk është i përshtatshëm për stërvitje, pas reshjeve të dendura të dëborës K.F Skenderbeu Korce Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3609 |