Xhati, dy muaj pa paguar lojtarët |
nga AlbaniaSoccer E premte, 30 Tetor 2009 09:02 |  |  |  | |
Lojtarët e Besës kanë dy muaj që s’kanë marrë rrogat. Kjo mos korrektësi nga presidenti Xhati ka sjellur jo pak qefmbetje në rradhët e lojtarëve. Pas cdo seanca stërvitore atyre i thuhet ditën tjetër, e kështu me rradhë saqë ju duket vetja të besdishëm duke kërkuar cdo ditë lekun e tyre. E njëta gjë ka ndodhur dhe pas seancës së djeshme kur ju kishin thënë që pas stërvitjes do likujdoheni, por në fund të saj i nxjerrin justifikimin që nuk janë plotësuar borderotë e kështu likujdimi tyre është shtyrë për një ditë tjerë. Kampionati është shumë i gjatë dhe të fillosh që tani me jo korrektësi do të thotë të shkatarrosh me duart e tuaja gjithë atë punë të mirë që ke ndërtuar, aq më shumë kur skuadra ka një paraqitje të mirë në kampionat dhe mban vendin e dytë.
Altin Ngjela
 |