Kategoria Superiore / Flamurtari - Tomori 1-1 | ||||
|
Nenkampionia e sezonit te kaluar Flamurtari, ka bere nje tjeter hap fals ne garen per titull. Skuadra Vlonjate pas asaj humbje problematike ne Korce javen e kaluar, ka deshtuar edhe kete jave per tu ngjitur akoma me siper ne tabelen e klasifikimit. Flamurtari e filloi takimin ndaj Tomorit shume shpejt dhe arriti te krijoi disa raste te pastra shenimi me ane te gjuajtjeve te Prognit dhe Hyses, por pamundur te shenoi. Pese minuta para perfundimit te pjeses se pare eshte Vilfor Hysa i cili ngre peshe sportdashesit Vlonjate. Flamurtari e mbyll pjesen e pare ne avantazh. Me fillimin e pjeses se dyte, eshte skuadra mike qe duket me e preokupuar dhe ne nje aksion te organizuar ne minuten e 48-te eshte Doraldo Paja qe shenon golin e barazimit. Flamurtari, qe u duk sikur lojtaret po kalonin nje vetkenaqesi momentale pas shenimit te golit te tyre ne pjesen e pare, u mundua qe te shpeshtoje aksionet sulmuese kundrejt portes berratase, por pa sukses. Skuadra e Memushit, ishte ne gjendje qe te ruante rezultatin e barabarte deri ne fund te ndeshjes, duke e ngacmuar me kundersulme te shpejta porten e Spahos. Nje moment delikat ne gjysme lojen e pjeses se dyte, kur berratasit kerkuan nje penallti ne favor te tyre, pas pretendimit qe mbrojtesi Malazez Rajovic e preku topin me dore brenda zones. Barazimi e pengon Flamurtarin te ngjitet ne vendin e trete. Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3617 |