HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia – Skenderbeu 0-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 26 Nentor 2011 19:58   pdfShtypEmail

vllazni-skenderbeVllaznia e Shkodres ka zhgenjyer ne shtepi tifozerine e shumte qe kishte mbushur “Loro Borocin”. Skenderbeu ka fituar me rezultatin 0-2 duke shenuar nga nje gol per cdo pjese.

Kuqeblute ne fushe kane qene nje skuader shume e re ne moshe, ku pese prej titullareve kane ardhur prej ekipit te te rinjve. Miqte nga Korca ne pjesen e pare kane bere nje loje me te mire se vendasit dhe pas nje rremuje ne zone kapiteni korcar Bledi Shkembi ka shenuar golin e pare ne minuten e 18-te.

Vendasit provojne te reagojne por se kane te lehte perballe mesfushoreve te Skenderbeut qe fitojne thuajse te gjithe dyluftimet me ta. Vajushi behet ngacmues ne kra por e ka te veshtire te bej me shume i vetem.

Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar

Pasi dalin nga dhomat e zhveshjes, shkodranet ne pjesen e dyte jane nje skuader shume e karikuar. Trajneri Vata do kete bere punen e tij dhe ne fushe kjo reflekton me menjehere. Pa shume fantazi kuqeblute me shume grinte dhe deshire arrijne te vendosin ne veshtiresi mbrojtjen korcare dhe portierin Shehi.

Kur pritej goli i Vllaznise, nje kundersulm i Skenderbeut krijon nje rast te dyshimte ne zonen e shkodraneve dhe gjyqtari jep penallti per korcaret. Shkodranet protestojne por asgje nuk ndryshon. Muzaka dyfishon shifrat ne minuten 68-te. Ky gol ul ritmin e vendasve qe kuptojne se nuk kane me asgje se cfare te bejne. Deri ne fund rezultati ngel i pandryshueshem dhe pas vershellimes nga gjyqtari korcaret jane te vetmit qe festojne ne “Loro Borici”.

Me kete fitore Skenderbeu ka treguar edhe nje here se eshte rikthyer bindshem ne luften per titull e tani numeron 17 pike dhe renditet ne vendin e katert ndersa Vllaznia e Rudi Vates mbetet ne vendin e shtate me 14 pike.

Kliko - Skeda e ndeshjes

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit