HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Shkumbini –Teuta 1-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Nentor 2011 20:58   pdfShtypEmail

teuta-shkumbiniKryesuesja e kampionatit Teuta eshte konfirmuar edhe nje here tjeter duke fituar me zotesi ne fushen e veshtire te Shkumbinit. Dy gola te shpejte ne pjesen e pare i dhane qetesine e nevojshme te besuarve te trajnerit Lika. Fillimisht ne pjesen e pare, ne minuten e 33-te Mancaku shtyu ne porte topin me trup pas nje krosimi nga krahu. Peqinasit nuk i besonin syve per kete disavatazh dhe kur po nisnin te merrnin veten Sheta shenoi golin e dyte per durrsaket pas nje goditje me koke brenda zones ne minuten e 35-te. Deri ne fund te pjeses se pare rezultati ngeli i fiksuar. Ne te dyten vendasit e nisen shume shpejt dhe gjeten golin e pare me ane te Lluces ne minuten e 46-te. U duk se Shkumbini do te barazonte apo permbyste rezultatin por vec deshires se madhe per ta bere kete, te rinjte e trajnerit Mile, e kishin te veshtire te kalonin mbrojtjen durrsake me ne krye dyshen Sheta Osmani. Teuta u be e rrezikshme me ane te kundersulmeve dhe ne disa raste i shkoi afer golit te trete. Pak minuta para fundit Diop mori karton te kuq dhe la Shkumbinin me nje lojtar me pak. Peqinasit nuk kishin force te barazonin dhe Teuta e administroi mjaft mire deri ne fund avantazhin.

Me keto tre pike djemte e detit vazhdojne te mbajne vendin e pare ne klasifikim me 22 pike, dy me shume se Tirana e vendit te dyte. Shkumbini pas kesaj humbje ngel ne vetem 9 pike ne vendin e 11.

Kliko - Skeda e ndeshjes


busy
komente