Kategoria Superiore / Tomori - Tirana 0-1 | ||||
|
Thellohet kriza per skuadren e Tomorit, pas humbjes « problematike » me Tiranen, duke e detyruar skuadren beratase qe te luaje te gjithe pjesen e dyte pa trajnerin e tyre Eqerem Memushi. Tomori, qe e zhvilloi perseri takimin e kesaj jave larg Beratit, per arsye te denimit qe skuadra e tyre po kalon, e filloi lojen mire, duke krijuar presion mbi Tiranen. Si pasoje skuadra shenoi gol ne minuten e 19-te qe u anullua nga gjyqtari kryesor Laver Alla, dhe kjo solli nje acarrim te skuadres, lojtareve dhe stafit drejtues. Me gjithe lojen e mire te Shametit, Hodo e G.Arberit Tomorri nuk arriti te realizoje megjithe presionin e ushtruar. Duhet thene se skuadra Beratase pati edhe dy demtime te rendesishme qe ndikuan ne skemen taktike te lojes, kur ekipi u detyrua qe te luaje pa Milen e demtuar qe ne minuten e 10-te u zevendesua nga Karamani. Dhe ishte po ky lojtar qe u demtua ne gjysmen e lojes ne pjesen e dyte per te kryer nje tjeter nderrim te detyruar. Tirana luajti me e organizuar dhe zhvilloi nje loje me te qete duke u munduar qe te kontrollonte minutazhin dhe ne minuten e 35-te arriti te shenoi golin e avantazhit me ane te Dushkut pas nje krosimi nga goditja e denimit. Edhe ky gol u kontenstua ne menyre te ashper nga skuadra e Tomorit, por pa sukses se Tirana kaloi ne avantazh dhe e ruajti kete epersi deri ne fund. Tomori ne pjesen e dyte, u detyrua te luaje pa trajnerin Memushi qe u largua nga loja me karton te kuq nga gjyqtari Alla. Me kete humbje thellohet akoma me teper kriza e skuadres Beratase, tek e cila priten ndryshime edhe perpara fundvitit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3711 |