HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kamza – Shkumbini 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Nentor 2011 00:23   pdfShtypEmail

kamzKamza ka marre fitoren e trete rradhazi duke treguar se asgje per kete ekip nuk eshte e rastesishme. Te drejtuar nga trajneri me ambicie Ernest Gjoka, Kamza ka mundur me shume veshtiresi skuadren e Shkumbinit edhe kjo nje ekip mjaft simpatik kete sezon.

Kamzalinjte kane fituar fale nje goli te shenuar nga Eleandro Pema ne minuten e 20-te nga pika e penalltise. Ishte Ziambo ai qd sherbeu me kokd pdr Pemen. Ky i fundit depertoi deri ne brendesine e zones, ku u pengua nga mbrojtesi Salliu. Per gjyqtarin ishte 11-metersh dhe nga pika e bardhe Pema ekzekutoi me persosmeri duke zhbllokuar rezultatin.

Ne minutat e mbetura rastet per shenim kane qene te pakta dhe vendasit kane administruar rezultatin.

Ne fillimin e pjeses se dyte u krijua dhe nje incident i panevojshem. Mustafai i shtrire ne toke ne minuten e 54 goditet me top nga Fatjon Tafaj. Pas pak sekondash lojtari peqinas godet me kembe futbollistin e Kamzes dhe aty fillon nje perplasje fizike mes lojtareve. Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq te dyve pa u menduar gjate.

Ne fund te ndeshjes futbollisti Xaka i Kamzes kishte dale nga fusha per ndihme mjekesore pa lajmeruar askend dhe kur u kthye ne fushe gjyqtari i dha karton te kuq.

Ndeshja mbaroi me rezultatin e fiksuar nga goli i Pemes ne minuten e 20-te qe i dha tre pike te arta Kamzes qe tani e sheh veten ne vendin e katert me 13 pike ndersa Shkumbini ngel ne vendin e dhjete me 9-te pike.

Kliko - Skeda e ndeshjes

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit