Ne fokus/ Ilirjan Haxhaja i shpeton jeten Dimos | ||||
|
Ne minuten e 89-te, te ndeshjes Vllaznia-Bylis, dy futbollistet Popovic dhe Dimo perplasen me njeri-tjetrin. Ne fillim u duk si nje demtim i vogel, por kryesori Jorgji nderpret ndeshjen e kerkon ndihmen e stafeve mjekesore. Minutat kalonin dhe ankthi ne te dy bankinat, lojtaret si dhe tek tifozet ne shkallet e stadiumit shtoheshin, per dy lojtaret e shtrire ne fushen e lojes. Situata ishte me kritike per kapitenin e Bylisit, Amarildo Dimo te cilit per nje moment gjuha i futet brenda dhe kalon ne nje gjendje shoku. Ne ato momente profesionalizmi i fizioterapistit te ekipit te Vllaznis, Ilirjan Xhaxhaja i cili nderhyri duke i dhene ndihmen e pare (duke i nxjerre gjuhen jashte), duke i shpetuar jeten kapitenit Dimo. Pas me shume se 10-minutash, te dy lojtaret jane larguar me autombulanca drejt spitalit te Shkodres per nje kontroll me te specializuar. Kel Naraci
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4115 |