HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu – Kastrioti 1-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 31 Tetor 2011 23:35   pdfShtypEmail

Kastrioti-SkenderbeuSkenderbeu eshte rikthyer te fitorja duke mundur me  rezultatin minimal Kastriotin e pretendimeve te medha ne kete sezon. Ndeshja e luajtur ne oren 18:00 ne stadiumin “Skenderbeu” kishte rikthyer tifozet korcar te munguar ne ndeshjet e kaluara. Atmosfera ishte mjaft e nxehte dhe nuk munguan as ultrasit e Kastriotit.

Pjesa e pare ka qene mjaft e ekuilibruar per rastet e krijuara ne portet respektive. Skenderbeu ka qene me kerkues ndersa Kastrioti ka provuar kundersulmet duke u kujdesur shume edhe per mbrojtjen. Disa gjuajtje nga distanca kane provuar reflesket e te dy portiereve, por goli nuk dukej.

Ne pjesen e dyte duhej qe kapiteni Bledi Shkembi te jepte nje pasim te arte per Daniel Xhafen qe “ringjallet” me ne fund dhe shenon golin e pare personal dhe te fitores per skuadren korcare.

Minutat ne vazhdim nuk sollen shume ngjarje interesante me perjashtim te nje rasti ideal ne fund te ndeshjes kur Kerciku i sherbyer nga Xhafa dergoi topin ne shtylle. Kastrioti provoi te gjente barazimin por nuk e kishte forcen e mjaftueshme per ti prishur festen kampioneve.

Me keto tre pike Skenderbeu ngjitet ne vendin e shtate me 10-te pike ndersa Kastrioti mbetet ne vendin e katert me 12-te pike.

Kliko - Skeda e ndeshjes


busy
komente