Kategoria Superiore/ Vllaznia – Pogradeci 1-0 | ||||
|
Vllaznia eshte rikthyer te fitorja me ne fund duke mundur jo pa veshtiresi Pogradecin me rezultatin 1-0. Nje gol i bomberit Xhevair Sukaj ka kthyer fitoren ne “Loro Borici” pas nje muaji mungese. Vllaznia nuk fitonte qe prej 25 shtatorit kur mundi Teuten me rezultatin 3-1. Shkodranet e drejtuar nga zevendes trajneri Elvis Plori ndryshe nga ndeshjet e kaluara sot ne fushe kishin me teper grinte por fantazia mungonte serish. Ne pjesen e pare ka qene disa tentativa te Xhevair Sukaj nga distanca qe bashke me Vajushin dukej shume i shkeputur nga pjesa tjeter e skuadres. Pogradeci ka provuar disa kundersulme qe shume pak e kane shqetesuar portierin Vujadinovic. Shume pak tifoz te pranishem kane qene ne “Loro Borici” e megjithate atmosfera nuk ka munguar nga ultrasit kuqeblu. Ne pjesen e dyte per ti shperblyer ata ka menduar Sukaj qe me nje kthese spektakolare ka shenuar golin e vetem te takimit ne minuten e 56-te. Me pesimin e golit Pogradeci del ne sulm por e ka pasur te veshtire te krijore raste shenimi. Pak para fundit Okelian Baze per miqte pesoi nje demtim te rende ne gju dhe u largua me ambulance nga stadiumi. Deri ne perfundim te ndeshjes Vllaznia administroi qetesisht rezultatin dhe mori keshtu tre piket e nevojshme e tani eshte ne pritje te emrit te ri qe do te marre drejtimin e skuadres. Pas kesaj ndeshje kuqeblute jane ngjitur ne vendin e gjashte me 10-te pike ndersa Pogradeci mbetet me shtate pike ne vend te 12-te. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3502 |