Ekskluzive/ Ish kapiteni legjendar i Shqiperise, Rudi Vata prane Vllaznise | ||||
|
“Drejtuesit e ekipit te Vllaznise kane kontaktuar Rudi Vaten duke i ofruar atij postin e trajnerit te ekipit. Kjo ftese i ka pelyqer dhe Rudit, pasi ai ka shume nostalgji per vendlindjen e tij dhe per ekipin qe e promovoj si futbollist”. “Me shume mundesi ai do te firmose kete kontrate me drejtuesit e Vllaznise, por mbeten per tu zgjidhur dhe disa gjera te vogla. Nuk behet fjale per anen financiare, por per merkaton e Janarit dhe menyren se si do te menaxhohet ekipi. Nese kjo do te kaloj me sukses atehere Rudi Vata do te pranoje me kenaqesi sfiden duke marre drejtimin e Vllaznise me objektivin per ta nxjerre kampjone te Shqiperise”. Ky fakt eshte pritur mire dhe nga tifozet shkodran. Me ne fund “beniamini”, i tifozerise se madhe shkodrane, Rudi Vata do te rikhthet tek Vllaznia, por tashme jo me si futbollist, por si trajner me objektivin dhe qellimin e vetem per ta shpallur ekipin kampjone. Nuk do te kishte gje me te bukur se sa nje shkodran te shpalle kampjone ekipin e Vllaznise. Nje enderr qe tifozet e flakte shkodran kane vite qe e presin te kthehet ne realitet.
“Pasaporta” Emri: Rudi Mbiemri : Vata Vendlindja: Shkodër Vendbanimi: Skoci Datëlindja: 13 shkurt 1969 Gjatësia: 180 cm Pesha: 82 kg Debutimi me kombëtaren: 30.05.1990, ndaj Islandës (0-2) Ndeshja e fundit me kombëtaren: 01.09.2001, ndaj Finlandës (0-2) 5 gola me kombëtaren 07.06.1995 Moldavi-Shqipëri 3-2 11.10.1997 Gjermani-Shqipëri 4-3 10.02.1999 Shqipëri-Maqedoni 2-0 06.02.2000 Shqipëri-Andorra 3-0 15.11.2000 Maltë-Shqipëri 3-0
Ndeshjet e Rudi Vatës Bilanci: 59 ndeshje gjithsej 12 fitore, 12 barazime, 35 humbje Golaverazhi 53-96, 36 pikë, 30.51 përqindja 5 ndeshje miqësore 28 ndeshje kualifikuese për Botëror 20 ndeshje kualifikuese për Europian 6 ndeshje turnesh të tjerë Numri që ka mbajtur në fanelë: 5 (arsyeja “Krahasimi me numrin 5-se, të holandezit Rudi Krol”) Skuadrat me të cilat ka luajtur: Vllaznia e Shkodrës, Dinamo e Tiranës, Le Mons, Sëlltik i Gllazgout, Apollon i Limasolit, Energi Kotbus, Ahlen, Tirana, Jakohama, St Xhonson
Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4136 |