Ne fokus/ Cudia Kuzhe, “Duka m’u lut te qendroja” | ||||
|
Pak dite pas largimit nga Shqiperia, ish trajneri kombetares kuqezi Josip Kuzhe ka folur per ate cfare ndodhi me ikjen e parakohshme nga vendi yne. Ai ka folur per gazeten kroate “Jutarnji List”, duke dhene disa deklarata ta cuditshme qe nuk ngjajne fare me realitetin. “Kisha arritur ne perfundimin se nuk kishte me arsye te qendroja me te njejten perfaqesuese per pese vjet, madje tre sa qendrova ishin shume. Per kete, para gjashte muajve e kam njoftuar presidentin e FSHF-se, Armand Duka, qe te mos mbeshtetet me te mua pas skadimit te kontrates, - ka thene Kuzhe ne intervisten per “Jutarnji List”. - Shqiperine e kam marre ne dore vetem per nje sezon, por me pas zgjodha te vazhdoja, meqe ata jane serioze, por ketu ishte fundi edhe pse presidenti i FSHF-se ne javet e fundit me ka lutur “te lutem mendo, te flasim...”, por nuk kishte arsye te qendroja me”, kane qene keto fjalet e ish trajnerit te Shqiperise kroatit Josip Kuzhe. Kjo deklarate e tij bie ndesh me ate cfare ndodhi pak dite me pare kur ai u largua me konsensus dhe vete pranoi se e dinte qe ky moment do te vinte pas rezultateve te fundit.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3914 |