HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Apolonia – Teuta 0-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Tetor 2011 15:41   pdfShtypEmail

Apolonia-teutaTeuta ka dale fitimtare ne Fier kunder Apolonise vendase dhe tani eshte ngjitur ne kuoten e 12-te pikeve e vetme ne tabelen e klasifikimit. Nje gol i mbrojtesit veteran Sheta ne minuten e 26-te nga pika e bardhe e penalltise i ka dhene fitoren djemve te detit. Me pas durrsaket e trajnerit Hasan Lika kane administruar si duhet avantazhin dhe deri ne fund kane ruajtur te paprekur porten e mbrojtur nga Rizvani.

Tifozet fierak te shumte ne numer ne stadiumin “Loni Papuciu” kane ngelur te zhgenjyer nga skuadra e tyre. Apolonia nuk gjeti per asnje moment forcat per te reaguar si duhej edhe pse deshira per te marre pike ne shtepi ishte e madhe.

Ne pjesen e dyte Rama ishte i vetmi qe u perpoq per te prishur rradhet e shtrenguara ne mbrojtjen durrsake. Gerxho vuri ne veshtiresi Rizvanin ne minuten e 60-te pas nje gjuajtje te forte qe portieri i Teutes u detyrua ta grushtonte. Durrsaket kishin dy raste te mira me Pepen e Tairin qe per pak sa nuk shenoi golin e dyte e te sigurise per Teuten. Deri ne fund Apolonia u perpoq por per asnje moment nuk ja arriti ti shkonte afer golit pasi mbrojtja durrsake nuk e lejoi kete.

Me kete rezultat "djemte e detit" kryesojne te vetem renditjen me 12 pike ne 5 ndeshje. Ne javen e 6-te durrsaket presin kampionet ne fuqi te Skenderbeut. Nderkaq Apolonia mbetet ne kuoten e 7 pikeve, ne vendin e 9-te.

Kliko - Skeda e ndeshjes

 

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit