Kategoria Superiore/ Flamurtari – Pogradeci 2-0 | ||||
|
Flamurtari ka gjetur fitoren, ka gjetur golat e sulmit fale dopietes qe shenoi Vilfor Hysa. Tre pike te rendesishme me Pogradecin ne shtepi i kane ngjitur djemte e Lutaj ne kuoten e 9-te pikeve. Ndeshja ka nisur me nje ritem te ulet me Flamurtarin me kerkues dhe Pogradecin qe mundohej te studionte kundershtarin dhe te mbrohej. Pjesa e pare nuk kishte shume raste per shenim dhe duhej pritur e dyta qe nenkampionet e vendit te zgjoheshin nga gjumi e te beheshin vrases per porten e liqenoreve. Vilfor Hysa ka shenuar golin e pare ne minuten e 57-te duke e derguar topin pas shpines te portierit te Pogradecit. Miqte u zgjuan nga gjumi pas ketij goli dhe u munduan te reagonin por pa forcen e duhur per te qene shqetesues per vlonjatet. Flamurtari u mundua te shenoje golin e qetesise por e kishte te veshtire per tja dale me sukses. Tanushi dhe Elmazi ishin ngacmues per vendasit por edhe perpjekjet e tyre nuk u finalizuan me golin e barazimit. Ne fund te ndeshjes, ne minuten pare shtese Hysa shenoi golin e qetesise dhe te dytin personal ne ndeshjen kunder pogradecareve.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3392 |