HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Flamurtari 2-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Tetor 2011 21:52   pdfShtypEmail

Tirana-flamurtariSupersfida mes Tiranes dhe Flamurtarit e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa ka perfunduar me fitoren 2-0 te vendasve. Tre piket e marra i kane dhene Tiranes kryesimin e kampionatit, te pakten per 24-ore pasi nuk dihet se si do te jete perfundimi i ndeshjes se fundit qe luhet neser Teuta-Bylis.

Ne mungese te Bales ne fushe bardheblute kishin sulmuesin Mario Morina. Ai beri te shenohej goli i pare kur ne nje duel me Veliun e detyroi ate te shenonte gol ne porten e tij. Rezultati u zhbllokua qe ne minuten e 10-te e kjo i dha bardhebluve qetesine e duhur.

Ne minutat ne vazhdim Flamurtari luan mire ne mesfushe por nuk di te futet brenda ne zonen e Tiranes. Klodian Duro ne ndeshjen e tij te pare me kryeqytetasit ben gjera te mira dhe ne dy raste i shkon afer golit.

Ne pjesen e dyte pak gjera ndryshojne me te paren. Sulmuesit e Flamurtarit ne hije ndersa mesfusha e Tiranes eshte e nje klasi te larte. Ate qe nuk e bejne vlonjatet e realizojne tiranasit qe me ane te Mario Morines dyfishojne rezultatin ne minuten e 69-te. I sherbyer bukur nga Duro sulmuesi e mposht me lehtesi portierin e Flamurtarit.

Deri ne minuten e 90-te bardheblute kane administruar lojen qetesisht. Minutat shtese kane tronditur porten e mbrojtur nga Ilion Lika. Brenda pak sekondash Flamurtari ka goditur dy here shtyllen. Ne rastin e pare ka qene Veliu e ne te dyten Progni por goli ka munguar.

Tirana ka marre tre piket qe ngjisin ne vendin e pare ndersa Flamurtari ngelet me gjashte pike ne mesin e tabeles.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit