Gjyqtari dhe juristi i njohur Pjeter Ujka pasi ka ndjekur me kujdes takimin Kastrioti-Vllaznia, eshte habitur kur ne minuten e 55-te te ndeshjes futbollisteve te Vllaznise u eshte anulluar nje gol. Gavrilo Petrovic ka shenuar kur rezultati ishte 2-0 per vendasit, por gjyqtari kryesor Albano Janku e ka anulluar golin si te pavlefshem, qe ne pamje te pare u duk komplet i rregullt. "Po shikoja ndeshjen Kastrioti-Vllaznia. Pashe nje gol te anulluar per Vllaznine qe vetem arbitri mund ta dije se pse e ka anulluar, kur ishte i rregullt mbi 1 milion per qind. Turp", u shpreh Pjeter Ujka ne prononcimin e tij per Albaniasoccer.com.
 |