Disiplina/ Kater ndeshje pa tifoz per Tomorin | ||||
|
Komisioni Disiplines ne FSHF ka goditur me dore te ashper Tomorin e Beratit. Incidentet e renda ne ndeshjen me Dinamon kane marre goditje shume shpejt. Disiplina vendosi te denonte me kater ndeshje pa tifoz skuadren beratase dhe gjobitur me 3 milione leke te vjetra klubin per sendet e forta qe u hodhen ne fushe. Kjo ishte gjoba dhe denimi i pare per Tomorin qe tani nuk do te kete me as tifozet me vete. Beratasit po vuajne per mungesen e nje fushe ku sterviten, mungesen e nje stadiumi ku te luajne dhe tani as sportadashesit e zjarrte nuk do ti kene me vete. Ultrasit e Tomorit pasi kane mesuar denimin e Disiplinorit kane reaguar menjehere duke i kerkuar klubit te apelojne denimin pasi sipas tyre eshte i ekzagjeruar. Beratasit do te vazhdojne ti luajne ndeshjet ne Lushnje por pa prezencen e tifozerise. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3705 |