HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Pogradeci 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Shtator 2011 17:11   pdfShtypEmail

tirona-laciBardheblute arrijne fitoren e dyte rradhazi ne kampionat. Ndeshja e luajtur ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, eshte ndjekur nga nje numer i vogel tifozesh. Ne tribunen VIP ndodhej presidenti Refik Halili dhe Agim Zeqo i Skenderbeut per te pare kete perballje.

Tirana eshte me kerkuese dhe kerkon te zhbllokoj rezultatin sa me shpejte. Ne minuten 19-te, Gilman Lika jep nje top te mire per Balen, por ky nuk trgohet i vemendshem duke shperdoruar nje rast te mire per te shenuar gol. Vetem kater minuta me vone do te jete serish sulmuesi shkodran qe vetem dy metra larg portes se Hoxhes gjuan ne menyre te gabuar me koke. Sulmet e bardhebluve drejt portes se liqenoreve shtohen, por ekipi i drejtuar nga Ylli Cekici eshte i mire vendosur prapa duke thyer te gjitha sulmet e tyre. Ne minuten e 41-te, Dushku rrezohet ne zonen e Pogradecit dhe arbitri Sino akordon penallti. Lojtaret miq protestojn dhe per nje moment kane qene gati duke braktisur fushen e lojes, por trajneri Cekici i ka mbajtur ne fushe. Nga pika e bardhe G.Lika gjuan dhe shenon golin e avantazhit per bardheblut.

Pjesa e dyte fillon me nje zevendesim per Tiranen. Largohet Hepple dhe futet Tushe. Ne minuten e 52-te, do te jete nje tjeter shkodran qe do te shenoje golin e dyte per Tiranen. Pas nje asis te Tushes, sulmuesi Bala shenon golin e dyte. Ne minuten e 65-te, pogradecaret shkurtojne diferencen e golave me sulmuesin me te mire  te tyre Eminhazeri. Ky gol i jep zemer miqve te cilet besojne tek barazimi. Vendasit nervozohen dhe ne te 69-ten, G.Lika ndeshkohet me karton te verdh. Duhet te vinte minuta e 78-te, qe te merrte fund ankthi i Tiranes. Bala me nje parabel shenon golin e trete dhe te dytin personal ne kete ndeshje. Deri ne fund te ndeshjes rezultati mbetet i pa ndryshuar.

Kliko - Skeda dhe komenti i ndeshjes

Kel Naraci


busy
komente