Kategoria Superiore/ Laci-Bylis 2-2 | ||||
|
Ndeshjen ballshiotet e kane nisur mjaft mire duke shenuar shume shpejt me ane te kapitenit Dimo ne minuten e 21-te. Laci nuk pajtohet me rezultatin dhe Dede hedh perpara skuadren e tij. Te pa ndihmuar nga tifozeria e zjarrte laciane, e denuar te mungoje edhe per kete ndeshje per shkak te trazirave te sezonit te kaluar ne ndeshjen me Flamurtarin, vendasit e kane te veshtire. Bylis ben rezistence shume gjate dhe dorezohet vetem ne minuten e 75-te kur bomberi kroat Dragicevic barazon rezultatin. Pritej qe Laci te shenonte golin e dyte por ndodh krejt e kunderta. Gega rikthen avantazhin per miqte por dhe per to gezimi zgjat vetem dy minuta pasi Trajkovic kthen barazpeshen. Te dyja ekipet marrin nga nje pike qe i vlen me teper Bylisit pasi arriti ta merrte ne transferte.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4190 |