Miqesore/ Bilisht Sport –Skenderbeu 0-1 |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 29 Gusht 2011 23:18 |  |  |  | |
Skenderbeu ka fituar miqesoren e rradhes me skuadren modeste te Bilisht Sportit. Trajneri Duro kishte hedhur ne fushe nje skuader me jo te gjithe titullaret. Ai ka dashur te provoje ne kete miqesore kongolezin e ardhur para pak ditesh nga Lokereni i Belgjikes Marcel Mbayo Kibemba. Ai ka lene pershtypje te mira ne miqesore. Golin e vetem ne kete ndeshje miqesore e shenoi Renato Arapi qe mesa duket ka kaluar plotesisht demtimin qe e shqetesonte prej dy javesh. Per Skenderbeun rezultati ne kete miqesore kishte shume pak rendesi ndersa per vendasit e Bilishti Sportit ishte nje miqesore prestigjoze dhe kishte ngjalluar interesimin e tifozerise vendase.
 |