Miqesore/ Skenderbeu-Gramozi 2-1 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 26 Gusht 2011 23:58 |  |  |  | |
Ne Korce sot u zhvillua nje ndeshje miqesore mes Skenderbeut dhe Gramozit. Skuadra e Shpetim Duros fitoi jo me shume veshtiresi kete takim. Golin e pare e shenoi Renato Arapi ne minuten e 5-te pasi arriti te gjuante bukur nje top nga prane zones. Miqte edhe pse pa shume pretendime ne kete ndeshje arriten te barazonin shume shpejt. Ne minuten e 14-te Musabelliu beri te festonin te gjithe kolonjaret. Nje gol kunder Skenderbeut te milionave ishte goxha arritje per ta. Me rendesi ne kete ndeshje ishte debutimi i blerjes se fundit qe kane bere korcaret. Ivan Gvozdenovic luajti per here te pare me Skenderbeun. Gjerat po shkonin mire por goli nuk dukej gjekundi. Vetem ne minuten e 73-te Radas pasi u pasua mire nga Shkembi shenoi me mjeshteri golin e fitores per Skenderbeun e tij.
 |