Portieri i Skenderbeut Orges Shehi i ka qetesuar te gjithe kur ka konfirmuar sot se do te jete ne fushe neser kunder Tiranes. Ai ka qene me grip ne ditet e fundit dhe trajneri Duro ishte vene ne alarm per kete problem. Gjendja e tij shendetesore eshte permiresuar dhe Shehi do te luaj nga minuta e pare per te mbrojtur katerkendorin e portes korçare. Persa i perket te tjereve qe do te luajne nga fillimi, formacioni eshte ky:
Ne mbrojtje - Radas, Bici, Vrapi, Arapi Ne mesfushe - Shkembi, Orelesi, Allmuca, Bratic Ne sulm - Muzaka, Xhafaj
 |