Skenderbeu ka filluar sot stervitjen duke i mbaruar pushimet qe mori pas ndeshjeve te Champions Leagues. Perpara tifozeve te zjarrte qe nuk e lene skuadren vetem as ne stervitje eshte prezantuar sot sulmuesi me i mire i sezonit te shkuar, labi Daniel Xhafaj. Tifozet e Skenderbeut e kane pritur mjaft mire nje ish armikun e tyre qe deri para pak ditesh ishte akoma i Flamurtarit. Me Xhafaj ne sulm tani korcaret mund te kene mbyllur merkaton dhe jane gati per te filluar kampionatin. Synimet kete vit jane me te medha e vec titullit kerkohet edhe kupa e Shqiperise. Golashenuesi me i mire i kampionatit te kaluar filloi sot stervitjen me grupin dhe tifozet duartrokiten kur doli ne fushe.
 |