Skenderbeu/ Korcaret prekin token qipriote |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 18 Korrik 2011 22:50 |  |  |  | |
Skuadra kampione e Shqiperise Skenderbeu eshte nisur te henen drejt Qipros ku do te luaje ndeshjen e kthimit kunder kampioneve te Apoel Nikosias. Skuadra e trajnerit Shpetim Duro eshte akomoduar ne qender te qytetit dhe ka zhvilluar stervitjen e pare prane stadiumit “GSP Nikosia Stadium” ndersa te marten do stervitet aty ku do luhet ndeshja. Skenderbeu ka pak shpresa per nje rezultat pozitiv ne Qipro pasi kundershtari i saj per fatin e keq eshte shume i forte per nivelin e skuadrave shqipetare. Ndeshja e pare ne Korce perfundoi me rezultatin 0-2 per miqte ndersa te dyten Skenderbeu shpreson te marre ndonje barazim si rezultat dinjitoz. Kjo ndeshje do luhet te merkuren ne oren 19:00.
 |