Liga e Kampioneve/ Ja kundershtaret e mundshem te Skenderbeut | ||||
|
Te henen (me 20 qershor ora 13:00) ne Nion te Zvicres, Skenderbeu si kampion i Shqiperise do te mesoje emrin e kundershtarit qe do te kete perballe ne turin e dyte te Liges se Kampioneve. Per skuadren korçare kjo do te jete hera e pare qe do te luaje ne kupat e Europes pasi kurre me pare se ka pasur kete shanc. Skenderbeu ka koeficientin me te ulet nga 32 ekipet qe marrin pjesen ne turin e dyte eliminator dhe ndodhet ne vazon e skuadrave te dobeta. Ndeshjet e turit te dyte ne Ligen e Kampioneve do te zhvillohen me 12/13 dhe 19/20 korrik. Skenderbeu me shume mundesi do ta luaj ne Korce ndeshjen ku do te jete pritese.
BATE Borisov (Bjellorusi), Macabi Haifa (Izrael), Dinamo Zagreb (Kroaci), Rozenborg (Norvegji), Partizan (Serbi), APOEL (Qipro), Wisla Krakow (Poloni), Sturm Graz (Austri), Litex Lovech (Bullgari), Slovan Bratislava (Sllovaki), Viktoria Plzen (Ceki), Maribor (Slloveni), Helsinki (Finlande), Ekranas (Lituani), Zestafoni (Gjeorgji), Malmo (Suedi), Shamrock Rovers (Islande). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4418 |