FSHF/ Komisioni i Licensimit vendos afate | ||||
|
Komisioni i Licensimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te radhes ka kerkuar me kembengulje realizimin e dy menyrave te paracaktuara per regjistrimin e Klubeve te futbollit ne vendin tone. Dy menyrat jane Shoqeri Tregtare ose Shoqate jo fitim prurese. Per nje gje te tille Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se ka marre vendimin duke u mbeshtetur tek orientimet dhe direktivat e qarta te FIFA-s dhe UEFA-s. Njoftimi per te realizuar regjistrimin perkates i eshte bere Klubeve tona te futbollit shume muaj me pare, por tani per ata qe nuk kane realizuar asgje afati i fundit ka mbetur 30 qershor 2011. Ne rast te kundert masat do te jene te forta deri ne mospjesmarrje ne aktivitetet kombetare te futbollit. Afati tjeter qe doli nga mbledhja e Komisionit eshte 18 gusht 2011 ai ben fjale per licensimin e stadiumeve e terreneve sportive te futbollit ne te cilat zhvillojne veprimtarine sipas kategorive perkatese te gjitha skuadrat e futbollit tone. FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4225 |