Ne fokus/ Ndahen cmimet per te talentet e Superiores | ||||
|
Nje ceremoni e bukur eshte zhvilluar sot ne teatrin kombetar ku jane dhene cmimet per talentet e futbollit shqiptar ne sezonin 2010-2011. Shoqata Sporti na bashkon ashtu si e ka bere tradite prej tre vitesh ka zgjedhur edhe kete rradhe lojtaret me te spikatur te kampionatit. Ne vend te trete eshte zgjedhur sulmuesi i talentuar i Teutes, Brunild Pepa. Ai ka bere nje kampionat shume te mire kete vit me Teuten duke shenuar gola vendimtar per skuadren e tij. Ne vendin e dyte u zgjodh sulmuesi i Lacit, Vilfor Hysa. Dhe ai ka bere nje paraqitje shume te mire kete vit duke qene nje nga me te spikaturit e kampionatit dhe ndihmuar kurbinasit per tu renditur ne vendin e katert. Ne vend te pare, nuk eshte ngjitur vetem nje futbollist por dy me te miret. Odise Roshi i Flamurtarit dhe Armando Vajushi i Vllaznise kane marre cmimin. Te dy keta lojtare kane bere diferencen gjate gjithe vitit. Roshi disa dite me pare firmosi per kater vite me Kelnin ne Bundeslige, ndersa Vajushi do te firmose shume shpejt per Hajdukun e Splitit ne Kroaci. Gjate kesaj ceremonie kane qene te pranishem nje numer i madh personalitetesh nga bota e sportit. Cmimet Vendi i trete: Brunild Pepa (Teuta) Vendi i dyte: Vilfor Hysa (Laci) Vendi i pare: Armando Vajushi(Vllaznia), Odise Roshi (Flamurtari)
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4553 |