Levizjet/ Hapet “Supermarketi” Dinamo | ||||
|
Largimi i Besnik Sulaj dhe donatoreve te tjere te Dinamos ka shkrire thuajse te gjithe skuadren qe mbaroi sezonin kete vit. Tashme eshte hapur “Supermarketi” Dinamo nga ku te gjithe skuadrat do kerkojne te perfitojne nga overta verore ku gjithcka e gjejne falas. Nuk dihet cilet do te sponsorizojne blute vitin tjeter por nje gje eshte e sigurte. Ekipi do te ringrihet nga fillimi. Lojtareve i ka mbaruar kontrata dhe tani kane filluar kontaktet me skuadra te tjere te Superliges. Per momentin te paret qe kane gjetur skuadren jane Vila, Orelesi dhe Malakarne qe jane transferuar ne Korce. Muzaka po ashtu sdo te rikthehet te Dinamo po do te qendroje perfundimisht te Skenderbeu ku ishte dhene huazim per gjashte muaj. Allmucen e kerkon Flamurtari e Vllaznia ndersa Pisha eshte ne pritje. Punticani eshte larguar perfundimisht nga Shqiperia pasi gjendja e tij shendetesore eshte perkeqesuar prape. Ai vuan nga Epilepsia. Mlladen Brkic eshte prane kalimit te Apllon Limasol ne Qipro. Portieri Hoxha ka disa oferta nga jashte, ndersa Ferraj, Martinena, Opoku, Mallota etj jane ne pritje per te pare se cfare ofertash do te marrin. Dinamo tani thuajse nuk ekziston me. Te gjithe shpresojne qe te gjejne financues te tjere qe te mos perfundojne si Partizani qe vetem emri i ka mbetur. Kryeqyteti dhe futbolli shqipetar ne pergjithesi kane nevoje per emrat te lavdishem si Dinamo apo dhe Partizani. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4918 |