Agim Canaj:Ishte nje fitore shpresedhenese | ||||
|
Trajneri i Bylisit Agim canaj deklaroi pas ndeshjes se:E kishim pregatitur me kujdes kete ndeshje ne te gjitha drejtimet, por ajo qe na e beri me te lehte fitoren ishte se kundershtari kishte ardhur me nje ekip te perbere shumica prej te cileve te rinj qe nuk ishin aktivizuar me pare. Gjithsesi Shkumbini rezistoi mjaft mire ne 45 min e para duke na e veshtiresuar fitoren. Por ne pjesen e dyte gjithçka ndryshoi pasi skuadra jone ishte me e zhdervjellt dhe e sakte ne sulmet e saj dhe arriti te shenonte dy gola, por dhe te shperdoronte shume raste te tjera shenimi. Mendoj se duke pare kundershtarin ekipi ne pjesen e pare ra ne nje vetkenaqesi. Megjithate ai kreu nje volum te madh, ishte i kujdesshem dhe per me teper ne pjesen e dyte shfaqi vlerat e tij te verteta duke zbatuar si duhet detyrat e ngarkuara. Mendoj se ishte nje fitore shpresdhenese per mbijetesen, por gjithsesi asgje nuk ka marr fund mbasi rivaliteti vazhdon dhe tashme ne na duhet te pregatitemi per ndeshjen e radhes qe do te zhvillojme ndaj Dinamos ne Tirane. Kam besim se djemte do ta ruajne kete gjendje te mire, kete ritem dhe do te jene te karikuar e te motivuar maksimalisht per te na dhuruar nje tjeter ndeshje te mire e rezultative. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3830 |