Kategoria Superiore/ Kastrioti - Bylis 2-1 | ||||
|
![]() Mbyllet pjesa e pare me kete brazim. Ne pjesen e dyte Bylisi ben nje freskim ne radhet e sulmit duke dale nga fusha e lojes Kelmendi dhe vendin e tij e merr sulmuesi Uashington. Pra u dallua qarte se sulmi i Bylisit perfaqesohej nga tre futbolliste. Abazaj-Xhafaj dhe Uashington. Ky ishte nje gabim taktik i trajnerit Agim Canaj pasi i kushtoi shume rendesi sulmit sesa mbrojties ne keto minuta te rendesishme. QE nga ky moment fillon epersia krutane. Sulmet e shpeshta qe mbanin firmen e Inkongos dhe kapitenit Caca i ardhur ne ndihme te sulmit vinin ne veshtiresi porten ballshiote. Ne shume raste portieri Frasheri beri te pamunduren dhe u tregua hero, por ne minuten e 64' ai do ti dorezohej gjuajties se mbrojtesit Hoxha. Pas disa gjuajtieve drejt portes se Bylisit nga sulmuesit dhe mesfushoret e Kastriotit do te vinte radha e mbrojtesit Hoxha i ardhur ne ndihme te sulmit qe do te tentonte golin ne porten mallakastriote. Gjuan dhe eshte i sakte, shenon goline avantazhit per Kastriotin duke kaluar shifrat ne 2-1 ne minuten e 64. Loja per vendasit ndryshoi, ata u kthyen ne mbrojtie dhe sulmit i kushtuan me pak rendesi sesa mbrojties se rezultatit. Ishte nje rezultat qe duhej mbrojtur, por nga kjo fiton shume skuadra e Bylisit, drejtohet e gjitha ne gjysmen e mesit te fushes duke sulmuar me sulme te shpeshta, por mbrojtia vendase nuk "cahej". Ishte nje mur i forte qe duhej te kalohej per te shkuar te portieri Halilaj. Kjo gjendie zgjati per rreth 15 minuta, pra deri ne minuten e 80' te takimit dhe Bylisi nuk arriti te shenonte. Dhjete minutat e fundit nuk ishin lte zakonta por vetem ankth per stolin krutan, pasi i gjithi ne kembe ndiqte i tensionuar lojen. Trajneri Ndreu jepte udhezime te shumta mbrojties dhe mesfushes, por ne pese minutat e fundit te takimit lojen e mori ne dore sulmi vendas. Ballshiotet u lodhen dhe nuk munden me te sulmonin por vetem benin nje loje te thjeshte. Edhe pas ketyre pese minutave loja mbyllet dhe Kastrioti shkon ne kuoten e 33 pikeve, dy me pak se Shkumbini dhe nje me shume se Teuta, pra duke nxjerre veten ne vendin e tete dhe quhet automatikisht i shpetuar nga zona e renies ne nje kategori me poshte. Kurse Bylisi futet serish ne valle pasi qendron i pozicionuar ne vendin e dhjete ne tabele me nje pike me shume se Besa. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4814 |