Kategoria Superiore/ Dinamo - Skenderbeu 2-3 | ||||
|
![]() Ndeshja ka nisur vrullshem dhe Dinamo ka pasur disa raste flagrante per te shenuar ku mund te vecojme ate te Igli Allmuces qe goditi traversen. Kur po perfundonte pjesa e pare, Skenderbeu ka kaluar ne avantazh me ane te Gjergji Muzakes, nje ish dinamovit qe ndeshkon skuadren e tij. Muzaka e ka shenuar me gjoks golin dhe ka bere qe shoket e skuadres dhe trajneri Duro te shkonin te qete ne dhomat e zhveshjes. Ne fillim te pjeses se dyte korcaret kane dyfishuar me golin e Sozes ne minuten e 46-te pas nje asisi te dhene nga Muzaka. Kryeqytetasit kane ngushtuar rezultatin me ane te Brkic, nje tjeter ish ne rradhet e dinamoviteve qe deri ne janar luante me korcaret. Ne minuten e 60-te Muzaka ka shenuar golin e sigurise ndersa Brkic ne minuten e 70-te ka shenuar golin e dyte per skuadren e tij. Nuk ka pasur histori te tjera pas ketij momenti dhe Skenderbeu ka fituar tre pike te arta qe e ngjisin tani ne vendin e pare, dy me shume se Flamurtari i vendit te dyte. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4414 |