Alban Tafaj: Tek Tirana nuk ka klane | ||||
|
Trajneri aktual i Tiranës i ftuar në nje emisionin televiziv ka folur për gjëndjen që po kalon klubi bardheblu pas largimit të trajnerit Loncarevic si dhe për pretendimet që ka skuadra e Dinamos për faljen e mbrojtësit Andi Lila. “Ne si klub kemi disa javë që e kemi bërë kërkesën për faljen e mbrotësit tonë dhe klubi i Dinamos nuk ka pse të deklarojë që është e padrejtë dhe që po punohet kundër tyre. Ne kemi apeluar sipas cdo rregulli që të lejon FSHF dhe të njëtën gjë mund ta bëjë cdo klub edhe këtu nuk shikoj ndonjë favorizim ndaj klubit tonë†ka thene Tafaj ne emisionin ZiP. “Në fundjave në derbin me Dinamon skuadra do të jetë thuajse e plotë. Muzaka dhe Abraham do të kthehen dhe do të jenë në 100% të formës së tyre. Sulmuesi më i mirë i kampionatit të vjetshëm Memelli gjithashtu do të jetë një forcë e madhe për ne. Rikthimi i tij këtë javë do i japi një gjallëri më të mirë repartit ofensiv. Kapiteni Muka është “labi†që të tërë shokët e skuadrës e duan në fushë dhe bashkë me të në fushën e lojës jam i bindur që ndaj Dinamos do të arrijmë të zhvillojë një lojë të bukur e të marrim një fitoreâ€, ka vazhduar biseden Tafaj kur skuadra e tij do te ballafaqohet me Dinamon e cila drejtohet nga ish kolegu dhe eprori i tij Shkelqim Muçca dhe Eduard Gjini. “Në ndeshjen derbi ne kemi vetëm një disavantazh, trajnerin Muca. Ai na njeh shumë mirë pasi ka qenë trajneri ynë. Dinamo ka një skuadër të mirë, por jam i bindur se nëse do arrijmë të luajmë ashtu sic ne dimë të luajmë do ta kalojmë me sukses këtë përballjeâ€. “Për bardheblutë nuk ka ilac më të mirë se sa dy trajnerë nga vetë shkolla e saj, dmth 100% tiranas. Unë dhe Nevili jemi produkt i Tiranës që është shpallur jo pak, por plotë 24-herë kampione e Shqipërisë. Mendoj se nuk ka zgjidhje më të mirë se ne, pasi Tirana ka nevojë për shkollën e saj dhe këtë gjë s’mund ta injektojë brënda grupit të lojtarëve asnjë njeri më mirë se neâ€. “Te Tirana nuk ka “Klaneâ€. Janë njerëz të cilët qëndrojnë pranë skuadrës tonë, por që s’janë pjesë e saj të cilët hapin këto fjalë. Në lidhje me atë që lojtarët largojnë dhe caktojnë trajnerin që duan nuk është absolutishtë e drejtë. Mund tju jap një shembull të fundit. Trajneri Loncarevic kishte mbështetjen e gjithë lojtarëve, por ishte vetë zgjidhja e tij për tu larguar. Nuk duhet të ngatarrohet bashkëbisedimi mes lojtarëve me trajnerin, me imponiminâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4047 |