Edi Martini: Fusha e Bylist mbetet e veshtire per ekipin tone | ||||
|
Edi Martini (Trainer i Teutës): “Skuadra kishte disa mungesa në formacion si Çotën, Hotin, etj. Për mendimin tim ishte një ndeshje që mbante tension në vetvete për shkak të rivalitetit të mbijetesës, gjë që nuk i lejoi futbollistët të shpreheshin si duhet në fushën e lojës. Megjithatë mund të them se pavarsisht se humbëm ekipi nuk gaboi në këtë ndeshje, u mundua ti kryente si duhet detyrat e dhëna dhe kishim dy-tre raste për të shënuar në portën vendase. U munduam që me një lojë të kujdesëshme sidomos në mbrojtje, të mos i lejonim kundërshtarit hapësirat e duhura në zonën tonë për të na goditur. Goli i pësuar ishte një episod që me pak kujdes më shumë edhe mund të ishte shmangur. Pavarsisht nga humbja e cila na rrezikon në luftën e mbijetesës, përsëri ne nuk do të dorzohemi, por do të luftojm deri në fund dhe kam besim se do tja dalim për të mbijetuar në kategorin superiore. Gjithsesi më duhet të them se fusha e Bylisit mbetet e vështirë për skuadrën tonë”. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4235 |