HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Shkumbini-Vllaznia 1-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 01 Prill 2011 22:32   pdfShtypEmail
shkumbini_gol_Vetem nje minute i eshte dashur Shkumbinit per te thyer Vllaznine. Kjo fushe per shkodranet prej shume kohesh ngelet ne nje tabu te pathyeshme. Fejzo Shenaj ka zhbllokuar rezultatin duke shenuar ne te paren minute te ndeshjes. Pas kesaj loja eshte bere me e nxehte e te dyja ekipet jane perpjekur. Ne pjesne e pare Vllaznia eshte treguar me kembengulse ndersa Shkumbini ka vonuar ne pasimet e fundit drejt sulmit. Te dyja ekipet ne pjesen e dyte kane pasur disa mundesi per shenim. Nje 11-metersh teper i dyshimte nuk eshte akorduar nga gjyqtari per Vllaznine dhe kjo ka bere qe te jene te pakenaqur shkodranet. Tifozet e Shkumbinit me ne krye grupimin “Besniket” kane bere nje atmosfere te nxehte dhe perkrahur skuadren e tyre. Peqinasit kane administruar deri ne fund fitoren por duke u rrezikuar seriozisht ne minutat e fundit. Vllaznia me kete humbje nderlikon pozitat e saj ne vendin e trete dhe tani ndjen presionin e Lacit qe ne vendin e katert ka vetem nje pike me pak se kuqeblute.

Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit