Miqesore/ Neser luhet Lushnja - Bylis |
nga AlbaniaSoccer E premte, 25 Mars 2011 16:08 |  |  |  | |
Ashtu si ne te gjitha ekipet e superliges edhe ne Ballsh ka nisur nje stervitje intensive me dy seanca ne dite. Trajneri Agim Canaj po ben nje pune me intesitet te larte ne kampin bardh e kuq. Diten e neserme ekipi do te udhetoje drejt Lushnjes aty ku do te kete edhe nje ndeshje miqesore mes vendasve lushnjare dhe miqve nga Ballshi. Ky fakt behet i ditur nga burime te sigurta prane FK Bylis. Vec ketyre stafi konfirmon edhe njehere se nuk ka futbolliste te demtuar ne ekip, e vetmja mungese per ndeshjen e radhes ne Kavaje mbetet kapiteni Amarildo Dimo. Ky i fundit eshte denuar nga KDS me dy ndeshje pezullim dhe 100 000 leke gjobe per veprimet anti-sportive ne ndeshjen Bylis-Flamurtari.
Besi Donati
 |